Artistja e dëshmuar figurative Majlinda Kelmendi, përmes veprave të saja do të hap ekspozitë personale në Galerinë „Domus Romana”, që do të mbahet më 22 shtator, në Romë të Italisë.
Për ekspozitën respektive, të kuruar nga ‘B17architects’, për Radio KFOR-in foli vet artistja Kelmendi, e cila thekson konceptet kryesore të fushës së transformimit.
“Duke parë marrëdhëniet e reja dhe mënyrën e ndryshuar të komunikimit të njerëzve në shoqërinë e sotme me kulturën dhe artin, është normale të pranojmë se ato janë nën ndikimin postmodern dhe të njeriut demokratik, poashtu mundohem që përmes veprave të mia të theksoj rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm, koordinimit dhe ndërgjegjësimit të përgjithshëm të opsioneve konstruktive të konvertimit”, tha artistja Kelmendi.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi njihet mirë me veprat e saj të artit, të ekspozuara në Itali, Austri, Gjermani, Hungari, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Poloni, Austri, Teksas, SHBA, Republikën Çeke, etj., mirëpo ajo është vlerësuar me çmime të shumta edhe në vend.