‘Ngjyrat dhe trajtat’ titullohet kështu ekspozita më e re e hapur në Galerinë‚ ‘Qahili’ në Prishtinë. Në këtë ekspozitë, artistja Adriana Nimani Kutllovci, ka ekspozuar piktura në pëlhurë, piktura digjitale, poster artistik, grafika digjitale dhe vizatime. Me shpërthim ngjyrash dhe formash që shprehin botën e artistes, kjo ekspozitë sjellë veçantitë dhe botën e artistes nëpërmes artit.
“Ngjyrat dhe trajtat” do të jetë e hapur në Galerinë ‘Qahili’, deri më 11 janar, 2022. Pas kësaj date, artistja Nimani-Kutllovci do të hapë ekspozitën e saj edhe në Tiranë dhe në Berat.