Për rubrikën ‘Artisti i Ditës’, sot kemi zgjedhur një artist që ka krijuar këngë e vepra të cilat edhe i janë shpërblyer me çmime të shumta në industrinë e muzikës. Bëhet fjalë për Kenneth Brian Edmonds, i njohur ndryshe me emrin skenik, Babyface. Ai është një këngëtar, kantautor si dhe producent me të cilin kanë ëndërruar të punojnë edhe artistët më në zë të botës.
Një ndër krijimet e tij të para erdhën ne vitin 1983, kur shkroi këngën ‘Slow Jam’, për grupin Midnight Star. Nga hitet që ka shkruar e që arritën të klasifikohen në vendet e para në top listat botërore janë: ‘End of the Road’ dhe ‘I’ll make Love to you’, për grupin Boyz II Men, për Whitney Houston, dallohen këngët ‘I’m your baby tonight’ dhe ‘Exhale’, për Toni Braxton ka shkruar hitet ‘You`re making me high’ dhe ‘Let it Flow’, e po ashtu edhe këngën të cilën e interpretoi së bashku me këngëtaren Madonna ‘Take A Bow’.
Babyface fitur 11 çmime ‘Grammy’, ndër çmimet kryesore, janë katër çmime si ‘Producenti i vitit’ dhe tri çmime për ‘Këngën më të mirë RnB’. Si këngëtarë, ai ka publikuar 10 albume, nga të cilët 3 janë certifikuar multi platinium, një album platini dhe një album ari. Anash krijimtarisë si artist solo, arritjet më të mëdha i ka në karrierë si kantautor, ndërsa ka shkruar 47 këngë që kanë hyrë në Top 10 këngët më të mira të top listës ‘Billboard 100’.
Gjate karrierës së tij, Babyface ka fituar shtatë çmime ‘Kantautori më i mirë i vitit për muzikën Pop’ dhe po ashtu ka një total prej 57 çmimeve BMI (Broadcast Music, Inc.), nga të cilat dallohet çmimi për hitin ‘Breathe Again’, këngë kjo e interpretuar nga Toni Braxton.
Artisti Babyface, ende është duke e vazhduar punën e tij prej kantautori, ai në intervistat e fundit ka njoftuar se është duke punuar me artistë të rinj në SHBA, si Charlie Puth, Ty dolla Sign dhe Ariana Grande.