Kunstlabor nga Graci dhe Teatri ODA ofrojnë një eksperiencë të ndjenjës së të qenit “Ndërmjet” (“in between”).
Artistët e talentuar ofrojnë një performancë të fuqishme të një udhëtimi kolektiv, duke përfshirë edhe disa fjalë.
Ata ofrojnë një eksperiencë të asaj se çfarë do të thotë të jetosh me këto pyetje: “Kush është brenda, kush është jashtë dhe çfarë ndodh ndërmjet? Ku jam unë? Ku duhet të shkojë? A do të udhëhiqem? A mund të rri apo duhet të shkojë? Dhe kush vendos?” dhe në fund si t’u mbijetosh atyre.
Më tutje njoftohet se zhvillimi i mëtutjeshëm i eksperiencës “In between”, do të prezantohet në festivalin La Strada ne Grac, 1-3 Gusht 2018.
“In Between” përkrahet nga IN SITU – Platforma evropiane për krijim artistik në hapësirë publike, në kuadër të projektit ACT. Ky projekt bashkë-financohet nga Programi ‘Evropa Kreative’, i Bashkimit Evropian.