Personalitete nga fusha të ndryshme, si arti, kultura, muzika, sporti e të tjera, i janë bashkuar urimeve për Vitin e Ri, si reperi Visar Shala, i cili njihet me emrin artistik si Skivi, artistja – Shëngyl Ismaili, stilistja e modës – Drenusha Xharra dhe blogerja – Rita Saraqi.
Në një bisedë me Radio KFOR-in, personazhet e lartpërmendura i uruan Vitin e Ri të gjithëve:
– Përshëndetje Radio KFOR-i, unë jam Skivi. I uroj Vitin e Ri të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it!
– Unë jam Shëngyl Ismaili…Urime Vitin e Ri të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it.
– Stilistja e famshme nga Prishtina, Drenusha Xharra, ka uruar të gjithë për një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm.
– Blogerja e famshme nga Prishtina, Rita Saraqi, ka ndarë urimet e saj me të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, duke i uruar të gjithë për një vit më të mirë, në vitin 2021.
Radio KFOR-i ju uron Vitin e Ri të gjithë dëgjuesve, duke shpresuar për një vit më të mbarë dhe me më shumë suksese për të gjithë njerëzit, pa asnjë dallim.