Dashamirët e Muzikës klasike do të kenë rastin që nesër (23.10.2018) në ora 20:00, të shijojnë një koncert të organizuar nga Filharmonia e Kosovës, që do të mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
Sipas menaxherit të Filharmonisë së Kosovës, Dardan Noka, ky koncert përbën sfidë të madhe për ta, meqenëse do të realizohet një vepër e madhe simfonike.
“Koncerti i nesërm është një nga koncertet më sfiduese të ketij sezoni, sepse do të realizojmë një vepër të madhe simfonike si “Scheherazade” nga kompozitori Rimski-Korsakov, me ç’rast dirigjenti amerikan, Gregory Charette, ka bërë një punë të madhe dhe tashme është familjarizuar me orkestrën tonë, meqenëse kjo është hera e katërt që ai bashkëpunon me ne”,tha Dardani, duke shtuar poashtu se pjesë e koncertit do jetë edhe violinisti Rudens Turku, i cili do luaj koncertin për violinë dhe orkester të Max Bruch.
Vlen nënvizuar faktin se Rudens Turku, është një ndër violinistët më të dëshmuar të kohës dhe kjo është hera e parë që ai parqitet në një koncert në Kosovë.
E veçanta e këtij koncerti është intepretimi i simfonisë shqiptare të kompozitorit shqiptar, Hajrullah Syla.