Fondacioni Lumbardhi do të prezentoj sonte ekspozitën “KINO”, si pjesë të procesit të ndërtimit dhe interpretimit të arkivit të kinemasë Lumbardhi.
Kjo ekspozitë është realizuar nga artisiti i pavarur Vladimir Miladinovic, që njëherit është edhe rezident i Arkivit UAL dhe Qendrës së Koleksioneve Speciale si hulumtues i arkivit të Stanley Kubrick. Z. Miladinovic përmes ekspozitës në fjalë, do të shfaq momente nga jeta e përditshme e një institucioni që është i dedikuar për shpërndarjën e vlerave në masa të gjera përmes filmit. Ekspozita e artistit serb “KINO”, do të hapet sonte (19.07.19) në orën 19:30 dhe për të gjithë të interesuarit do të qëndroj e hapur deri me datën 11 Gusht.