Tashmë ka filluar së realizuari projekti “Street Art Peja”, organizuar nga Qendra Rinore Inovative e Pejës.
Ky projekt artistik ka për qëllim që përmes muraleve, të përmirësojnë pamjen e hapësirave publike të qytetit të Pejës si dhe të ju japin mundësi artistëve të rinj që të shprehin talentin e tyre.
Pjesëmarrësit që do të punojnë në këtë aktivitet do të jenë artistë të ftuar dhe studentë të shkollës së artit, të cilët do të realizojnë murale në hapësirat publike dhe performanca muzikore.
Projekti “Street art and Music”, do të përmbyll aktivitetet e tij më 30 shtator.