Sonte (03.04.19) në hapësirën e Kino ARMATA në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet “Pierrot Le Fou”, film ky i regjisorit Jean-Luc Godard. Seria e filmave ‘Godard 101’ ka filluar që nga data 02.03.19 dhe vjen nga bashkëpunimi Kino ARMATA, me Aleancën Franceze në Priashtinë, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema.
Filmi “Pierrot Le Fou” zgjatë 112 minuta dhe do të shfaqet në gjuhën franceze me titra në anglisht dhe hyrja për të gjithë të interesuarit është falas.