Kino ARMATA, po vazhdon të ketë aktivitete të shumta, të cilat po e pasurojnë jetën kulturore të Prishtinës. Sonte me fillim nga ora 20:00 do të shfaqen dy dokumentarë: “Kope“ dhe “N’Agim”.
“Kope” paraqet pjesët e jetës së përditshme të fermerëve që jetojnë me kopetë e deleve në malet e Sharrit, ndërsa “N’Agim”sjellë rrugëtimin e SH.K.A. ‘’Agimi’’, përmes videove dhe fotografive nga arkiva e një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit.
Shfaqja e dokumentarëve “N’Agim“ nga Malbora Krajku dhe “KOPE“ nga Barış Karamuço, vijnë si rezultat i ‘Heritage Space’ që është është platformë e nisur nga CHwB Kosova që i krijon hapësirë individëve kreativ ta përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijime të reja.