Arkitekti i ri kosovar, Benart Shala po garon për tu përzgjedhur në mesin e 25 autorëve, arkitektëve, dizajnerëve më të mirë në “Future Architecture Platform”, në Slloveni. Ekspozita konkurrente e dizajnuesit Shala quhet “Mapping of obscurity”, e cila sintetizon formën e artit të animacionit me atë tradicional.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, arkitekti Benart Shala, kërkon ndihmën e artdashësve për mbledhjen e votave: “Unë si autor së bashku me grupin shoqërues kemi mundësinë të përfaqësojmë vendin tonë si arkitektë të rinj”, tha arkitekti Shala dhe më tutje tregoi se “Mapping of obscurity”, gjatë vitit 2019, është prezantuar në Tiranë, kurse këtë vit pritet të prezantohet edhe në “Milan Design Week 2020”, në Itali.
Ekspozitën “Mapping of obscurity”, mund ta vizitoni në këtë adresë elektronike: http://futurearchitectureplatform.org/projects/70836025-80be-4743-8aec-7a42d02e8879/?fbclid=IwAR3c_91Zgh-fqiE90EaHHZO-Cpgs5SzLbCG4gr5A6EPADTVPy1PHDIgUPkk