Alpinistja më e suksesshme shqiptare, Arineta Mula, e cila ka ngjitur edhe malin më të lartë në botë, Everestin, përmes Radio KFOR-it ka përçuar porosinë e saj për këto ditë, kur qytetarët po kalojnë kohën më të madhe nëpër shtëpitë e tyre, shkaku i pandemisë ‘Covid 19, që në këtë kohë të reflektojmë dhe të bëhemi sa më kreativ:
“Përshëndetje për krejt, jam Arineta Mula, adhuruese jashtëzakonisht e madhe e natyrës. Mesazhi im për të gjithë është që brenda në shtëp të bëheni sa më kreativ dhe të ndjekni pasionin tuaj. Unë sapo e ngjita një mal. Le t’i shpërndajmë kualitetet tona edhe atë se çfarë dimë dhe t’i bëjmë së bashku. Tjetra, nuk jemi në distancë sociale, sepse jemi në komunikim të përditshëm me njëri – tjetrin. Jemi në distancë fizike dhe si asnjëherë më parë e gjithë bota le të themi që jemi një ekip, që po bëjmë për njëri – tjetrin, pa dallim. Kështu pra, të rrijmë në shtëpi dhe këtë sfidë do ta kalojmë së bashku”.
Andaj, secili nga ne mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës aktuale, duke qëndruar në shtëpi dhe duke kaluar kohën në mënyrë sa më kreative.