Sot (12 Korrik), në ora 19:00, në hapësirat e ‘7-Arte’, do të hapet ekspozita e fotografive “Në Mbrojtje të Faunës”, me autor Arian Mavriqi.
Fotografi i njohur i natyrës së specieve të egra, në një prononcim për Radio KFOR-in fton të interesuarit apo dashamirësit e natyrës dhe faunës, që të marrin pjesë në këtë ekspozitë të parën e këtij lloji në Mitrovicë: “Sot bëj hapjen e ekspozitës me specie të egra, që e realizoj në hapësirat e qendrës ‘7arte’, e që do të hapet sonte, në orën 19:00. Qëllimi i kësaj ekspozite është mbrotja e faunës. Ky është një aktivitet që është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, në kuadër të hapësirave kulturore të Kosovës”, tha z. Mavriqi dhe nënvizoi poashtu:
“Më është bërë një ftesë nga Anibar për 20-të punimet e mia të cilat i kam fotografu, kryesisht specie të cilat janë të rrezikuara apo në zhdukje e siper, specie të cilat janë fotografu gjithashtu për herë të parë në Kosovë, i kam selektuar disa prej tyre me një kualitet të lartë dhe pata dëshirë që ti paraqes tani para opinionit të Mitrovicës dhe artdashësve”.