Akademia e gjuhëve të huaja ‘Academic Education Center’ (AEC), e specializuar në programe profesionale, gjuhësore dhe trajnime, do të organizoj programe të shumta dhe aktivitete për fëmijë nëpërmes platformave online gjatë kohës kur fëmijët po qëndrojnë në shtëpi, duke filluar nga 19 prilli.
Drejtori i kësaj akademie, profesori Lavdrim Avdyli, në një bisedë për Radio KFOR-in, tregoi për organizmet e shumta që ofron kjo qendër për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve: “Pas suksesit dhe interesimit të publikut me programet online, qendra jonë ka prezantuar programin e ri ‘On Line Kids activity’, në të cilin mësuesja jonë e aktiviteteve, Dafina Rudi, do të paraqesë lojëra, crafts, lëvizje vallëzimi, që të ndenjurit në shtëpi të bëhet më tërheqës dhe i mbushur me aktivitete për më të vegjëlit. Përsëri për fëmijët, AEC ofron takimin online ‘Meet the Psychologist’, në të cilin ata mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre gjatë bisedave me psikologen.”
Kjo qendër ofron po ashtu klasë online për mësimin e gjuhës gjermane dhe angleze. Gjatë klasave online do të mund të mësoni edhe rreth korrigjimit dhe gabimeve gramatikore. Po ashtu, keni mundësi të mësoni edhe rreth të folurit në publik.
Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtyre programeve, për t’u regjistruar mund të shkruani në emailin: academicenglishcenterks@gmail.com.