Kjo e hënë shkurti, në Radio KFOR ishte më e veçantë, meqenëse i talentuari nga Vushtria, Arbër Krasniqi, ishte i ftuai i moderatores Merita Gjoni, në emisionin e pasdites “Machiato Lounge”, ku diskutuan për karrierën e tij, jo vetëm muzikore, por edhe akademike. Përveç bisedës në studio, dëgjuesit shijuan edhe disa prej këngëve të tij, por karakteristike ishte performanca e tij LIVE në studion e Radio KFOR-it, të cilën e interpretoi me kitarë. “Muzika më përmbush si njeri, krahas punëve të tjera që i realizoj. Përveç muzikës, realizoj edhe instrumentale për shfaqje e filma të ndryshëm, siç ishin shfaqjet e fundit me të cilat u paraqita edhe në New York”, tha mes tjerash Arbëri. Vlen nënvizuar që ky i ri me talente shumë dimesionale, përveç ekzekutimit në instrumente të ndryshme dhe vokalit të veçantë që posedon, Arbëri njihet edhe si kompozitor, aktor, mësimdhënës, përkthyes dhe moderator.
Krahas çmimeve të ndryshme që ka në sirtar, vlen theksuar festivalin e skenarëve filmike, ku zuri vendin e dytë, përmes skenarit të filmit ”How to get there”.