Për shkak të corona virusit, janë anuluar aktivitete të cilat do të shënonin nesër (14 Mars) edhe në vendin tonë, ditën e numrit Pi apo ndryshe siç njihet edhe si ‘Dita Ndërkombëtare e Matematikës’.
Kjo datë ‘14 Marsi’, është përzgjedhur për tu festuar në shumë vende të botës si dita e numrit Pi, për shkak se përshtatet me konstantën matematikore 3.14, që do të thotë shënohet në muajin e 3 dhe në ditën e 14-të të këtij muaji.
Për të festuar bukurinë dhe rëndësinë e matematikës dhe rolin thelbësor të saj në jetën e secilit, tema e zgjedhur për këtë vit është “Matematika është gjithandej”. Aktivitetet për shënimit e kësaj dite, i kanë anuluar edhe në BONEVET.