Festivali Ndërkombëtar i Filmi të Animuar- Anibar, po bën bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, përmes projektiti “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe rritja e dialogut Ndërmjet Komuniteteve”. “Kuzhina tradicionale e Kosovës – Hyrje në një kulturë!”, tashmë ka shënuar ditën e parë të mbajtes dhe koordinatorja e projekteve dhe eventeve në Anibar, Arlinda Kastrati, tregoi për Radio KFOR-in rëndësinë që ka projekti:
“Të premtën që shkoj ka filluar punëtoria multietnike e animacionit, ‘Kuzhina tradicionale e Kosovës: Hyrje në një kulturë’. Pjesëmarrësit e prezantuan vetëveten në grup, mësuan rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe filluan të japin ide dhe të krijojnë historinë për filmin e tyre të animuar. Punëtoria do të zgjasë pesë ditë, sot është dita e katërt dhe pjesmarrësit tashmë kan filluar me xhirimin e video animacionit. Qëllimi i këtij projekti është rritja e kompetencave të animatorëve të rinj, promovimi i punës së përbashkët, gjithëpërfshirja si dhe rritja e interaktivitetit ndërmjet të rinjëve të komuniteteve të ndryshme”.
Arlinda shpalosi edhe ngjarjet e radhës së këtij aktiviteti multienik:
“Në kuadër të këtij projekti multietnik do të ndodhin edhe dy punëtori të tjera në fund të muajit shkurt dhe mars, do të organizohet një ngjarje ku do të shfaqen video animacionet që do të dalin nga këto punëtori si dhe një prezantim në lidhje me stereotipet ndëretnike, panel diskutimi si dhe një udhëtim në qytetin e Prizrenit ku rreth 50 pjesmarrës do t’i vizitojnë dhe do të mësojnë më shumë për monumentet e ndryshme kulturo-historike.”
Ky aktivitet po ndodhë në kuadër të projektit të Anibar, “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Rritja e Dialogut Ndërmjet Komuniteteve”, që është pjesë e grantit financiar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, projekt i implementuar nga UNDP-ja në Kosovë dhe i financuar nga Bashkimit Evropian që kontribuon për stabilitet dhe paqe (IcSP).