Festivali i filimit të Animuar-ANIBAR, është duke vazhduar me turneun e tij në qytetet e Kosovës. Ditën e nesërme (2 korrik), Anibar në bashkëpunim me Kino Armaten organizojnë natën e filmave të animuar në Prishtinë si pjesë e ‘Anibar on Tour 2019’, ku nga ora 20:00 audienca do të kenë mundësi të shohin filmat e animuar të cilët janë në garë për edicionin e sivjetmë të ANIBAR:
“Nesër, Festivali i Filmit të Animuar-ANIBAR vazhdon me ‘Anibar On Tour’ në qytetin e Prishtinës, ku në bashkëpunim me Kino ARMATA do të shfaqim një numër të filmave të animuar të cilët gjithashtu do të shfaqen edhe në edicionin e sivjetmë të ANIBAR në datat 15-21 korrik, për të 10-ën here me radhë. ‘Anibar On Tour’ është organizuar edhe në qytete e tjera si në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, e do të organizohet edhe në Tiranë”, tha për Radio KFOR-in drejtori ekzekutiv i ANIBAR, Vullnet Sanaja.
Është bërë e ditur gjithashtu që përveç filmave do të ketë edhe koktej rasti.