Ikona e muzikës, fama e së cilës preku qiellin pikërisht si rezultat i suksesit të arritur me albumin që mori edhe çmime Grammy, “Back to Black”, sot vjen si ‘Artisja e Ditës’, në Radio KFOR. Në vitet e para të jetës së saj Winehouse, tregoi interesim të madh për artin, ishte e shkëlqyer në shumë zhanre, por fatkeqësisht u përjashtua shumë shpejt nga shkolla e teatrit “Sylvia Young”, pasi kishte shkelur rregullat. Ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në shkollën BRIT, ku tregoi aftësi në aktrim dhe nga mosha 16 vjeçare vetëm po performonte me disa grupe xhazi.
Ndryshimi i parë madhor në jetën e saj ndodhi kur Amy Winehouse, po shfaqej në faqe të parë të mediave britanike gjatë kohës kur edhe albumi i saj ‘Back to Black’, ishte duke vënë rekorde të reja. Ky album debutoi në pozitën e 7, në Top Listat Amerikane, pozicioni më i lartë debutues për një këngëtare britanike. Martesa më Fielder-Civil, në vitin 2007, i dha një kthesë të trishtë jetës së saj, meqë nga ai moment, Winehouse po paraqitej si person shumë kaotik dhe me probleme me alkoolin dhe me substanca narkotike. Problemet e një pas njëshme e quan në anulimin e shumë koncerteve dhe i sollën edhe probleme me udhëtim për shkak të vizave. Në kuadër të ceremonisë Grammy, ajo performoi nga Londra në një lidhje direkte satelitore, e pikërisht në këtë ceremoni albumi i saj ‘Back to Black’, fitoi 5 çmime Grammy.
Ylli i muzikës, inspirim i miliona fansave në mbarë botën, Amy Winehouse, u shua në fund të korrikut të vitit 2011, në qytetin e Londrës. Edhe pas pas vdekjes së saj, ajo u shpërblye me një tjetër çmim Grammy ‘Post Mortum’, për duetin e saj me Tony Bennet.