Ambasada e Finlandës, fton të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetin e tyre të pestë të diskutimit të hapur “Ndarja e përvojës së studimit në Finlandë”. Studenti dhe sipërmarrësi finlandez, z. Henri Roivas së bashku me një grup studentësh nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara do të ndajnë përvojat e tyre studentore.
Diskutimi i cili do të jetë në gjuhën angleze, do të mbahet të mërkurën,(6 shkurt), duke filluar nga ora 17:00, në Ambasadën e Finlandës.
Ju që dëshironi të jeni pjesë e këtij aktiviteti, mund të kontaktoni përmes kësaj adrese: sanomat.pri@formin.fi