Nesër (26 shtator) me fillim nga ora 19:00 në ambientin e Aleancës Franceze në Prishtinë do të mbahet aktiviteteti i radhës në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike”.
Shfaqja e filmit dhe debate mbi temën “Mjedisi dhe Ushqimi”, janë përmbajtja e këtij aktiviteti i cili fillon me dokumentarin “Fëmijët tanë do të na akuzojnë”, nga Jean-Paul Jaud. Ky dokumentar rrëfen për iniciativën e kryetarit të komunës së Barjacit, një komunë e Gardës, i cili vendos të transferojë mensën e shkollës në ushqim organik. Fëmijët, prindërit, mësuesit, fshatarët, zyrtarët e zgjedhur, shkencëtarët dhe studiuesit japin ndjesitë, analizat, zemërimin dhe flasin për rezultatet e punës së tyre. Secili tregon përvojën e tij, denoncon abuzimet, paraqet probleme dhe përgjigjet në lidhje me çështjet e lartpërmendura.
Aktiviteti do të vazhdojë me një diskutim në prani të kuzhinierit francez, Christophe Dovergne.