Drejtori i platformës televizive ARTMOTION dhe njëherit moderator i emisionit ‘Nd’rrimi i Natës’ në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, është personaliteti tjetër që i është bashkuar fushatës së Radio KFOR-it për të respektuar masat që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së CoViD-19, duke apeluar se vetëm duke treguar kujdes, ne mund të mblidhemi sërish bashkë: “Të gjithëve na mungojnë mbledhitë me shoqni. Në mënyrë që sërish të bëhemi bashkë e të takohemi si dikur, respektoni masat tani dhe përmbajuni nga mbledhitë nëpër shpija. Të kesh marrëdhënie të mira me fqinj ose me miqtë në këtë kohë, do të thotë ta mbrojmë njëri tjetrin, pa e ekspozu apo rreziku askënd.”
Këtë sfidë të përbashkët mund ta luftojmë vetëm duke qenë të bashkuar në veprimet tona dhe të sigurohemi se po e mbrojmë vetën dhe të tjerët duke respektuar masat anti-CoViD.