Aktorja e njohur, Shëngyl Ismaili, përmes Radio KFOR-it, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave anti-covid, në mënyrë që të gjithë së bashku të japim kontribut në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.
Në mesazhin e saj, aktorja Ismaili, ka thënë se së shpejti, të gjithë së bashku do të kënaqemi në organizime të ngjarjeve të ndryshme kulturore, por fillimisht duhet të triumfojmë ndaj koronavirusit: “Unë jam Shëngyl Ismaili, aktore. Sigurisht që ne sërish do të kënaqemi shuuumë së bashku, në ngjarje të ndryshme kulturore. Ajo kohë do të vijë shpejt, mirëpo tani është koha që të kujdesemi për shëndetin e secilit. Qëndroni të shëndetshëm, respektoni masat antikovid!”.
Shpëtoni jetë duke mbajtur maskë, distancë prej 2 metrash dhe përkujdesuni për higjienën personale.