Sot (05.08.19), në qytetin e Prizrenit, me fillim nga ora 15:00, në kuadër të edicionit të 18-të me radhë të ‘Dokufest’, do të shfaqet premiera e dokumentarit nën produksion të UNMIK-ut, ‘Me Fyt në Dredhëza: Një shije e shumëgjuhësisë në Kosovë’.
Ky dokumentar ka bërë bashkë të rinj të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, të cilët nuk flasin gjuhën e njëri-tjetrit, e megjithatë po sjellin ndryshim duke mësuar të flasin me fqinjët e tyre.
Aktiviteti në fjalë, ka në përmbajte edhe një panel diskutimi, organizuar nga UNMIK-u, IOM-i dhe Ambasada Britanike në Prishtinë, mbi rëndësinë e shumëgjuhësisë dhe mësimin e gjuhëve.