Organizata jo-qeveritare ‘Play International Kosovo’, në kuadër të shënimit të ‘Ditës ndërkombëtare kundër diskriminimit’, ka organizuar një aktivitet për të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë duke ju mundësuar atyre argëtim, shoqëri, mësime dhe lojëra.
Asistenti administrativ në organizatën ‘Play International Kosovo’, Admir Juković për Radio KFOR-in, solli detaje për këtë aktivitet atraktiv për të rinjtë:
“Sot (13.10.18) nga ora 10 do të filloj aktiviteti jonë, ku do të ketë 10 lojëra sportive, por jo me karakter garues. Lojërat do të jenë gjithëpërfshirëse dhe lojëra artistike, ku fëmijët do të vizatojnë si dhe do të ketë kurse në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Ne mirëpresim rreth 140 fëmijë nga 7 qendra që kemi ne në Kosovë, ku 5 prej tyre janë nga komuniteti shqiptar, ashkalinj, rom, boshnjak dhe serb. Gjithashtu ne kemi ftuar edhe dy organizata partnere, njëra nga Serbia dhe tjetra nga Maqedonia, të cilat do të vijnë me vullnetarë”.
Ai për fund tha se ky aktivitet do të ndihmojë fëmijët pjesëmarrës në forma të ndryshme:
“Fëmijëve ky aktivitet do ti ndihmojë shumë, pasiqë shumica e fëmijëve dhe të rinjve nuk kanë rastin të njoftohen dhe të komununikojnë me komunitete të tjera, gjithashtu të luajnë bashkë dhe të kalojnë kohë të bukur bashk”, tha Admiri.
Ky nuk është aktiviteti i vetëm multietnik nga kjo organizatë. Duke parë sukseset e më parshme të këtyre llojeve aktivitetesh, kjo organizatë ka vazhduar me organizime të kësaj natyre.