Festivali ndërkombëtar i animacionit ‘Anibar’ në Kosovë, do të fillojë edicionin e 9-të me datën 13 Gusht, në qytetin e Pejës.
Mirëpo, si pjesë e ‘Anibar On Tour’ veçse kanë filluar aktivitete të ndryshme.
Nesër (26.07.18) në Mitrovicë do të organizohet shfaqja e filmave të animuar nga ora 20:30 në Bibliotekën e qytetit.
Në këtë aktivitet, po ashtu do të shpalosen informata në lidhje me programin e këtij festivali dhe detaje të tjera në lidhje me akomodimin dhe transportin e pjesëmarrësve.