Sot (2 prill) me rastin e ‘Ditës Botërore të Librit për Fëmijë’, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata “ETEA” organizojnë aktivitet kulturor si, lexim i mesazhit “Librat na qetësojnë” sponsoruar nga Lituania, përkthyer në gjuhë shqipe nga Selda Safqiu, lexime të veprave letrare nga autorët e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë, promovimi i veprave të shkrimtares për fëmijë, Erinë Rrahmani. Në këtë ditë po ashtu do të bëhet edhe shpallja e tri eseve më të mira të fëmijëve, nga juria profesionale e përbërë prej tre shkrimtarëve për fëmijë, pastaj leximi i tri eseve fituese para audiencës, botimi dhe promovimi i librit “Ndriçuesi i jetës”, me ese të fëmijëve dhe shpërndarja e tij nëpër shkollat e Prishtinës si dhe fare në fund do të ketë koktej rasti.
Aktivitetet e lartpërmendura do të mbahen në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” (Lagja Dardania, Prishtinë), duke filluar nga ora 12:00.