Një tjetër sukses është shënuar për kinematografinë e Kosovës. Aktori Agron Shala është shpallur ‘Aktori më i Mirë’, në filmin e metrazhit të shkurtër në “Cineuphoria Film Awards”, me filmin “Forgive me”, të regjisorit Besim Ugzmajli.
Lajmi në fjalë u bë i ditur nga vet regjisori, Besim Ugzmajli, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, në të cilin ai shkroi:
“Aktori më i mirë në film të shkurtër Cineuphoria Film Awards për Agron Shala, shumë urime!!! Për të kuptuar rëndësinë e ketij cmimi, duhet të përmendim faktin se në kategorinë për aktori më të mirë në film të gjatë ka fituar aktori Rami Malek nga Bohemian Rhapsody. Ndërsa filmi Forgive me ka qenë i nominuar për regjinë dhe filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa në kategorinë e filmit të gjatë ka fituar Alfonso Cuarón me filmin Roma. Urime!”