Nevoja dhe domosdoshmëria për mbrojtjen e ambientit, ka bërë që kompanitë shërbyese e prodhuese nga e mbarë bota, të orientojnë veprimtarinë e tyre duke sjellë produkte të cilat kanë kosto të përballueshme për xhepin dhe mbrojtjen e ambientit.
Pikërisht për këtë temë Radio KFOR-i ka intervistuar disa dëgjues:
-“Definitivisht mendoj që është koha për veturat elektrike për shumë arsye, e më së shumti për mbrojtje të ambientit“.
-„Besoj që është koha për makinat elektrike për shkak të kostos“.
-„Unë kisha pasë dëshirë me pasë një veturë elektrike duke marrë parasysh edhe ajrin e ndotur që e kemi në vendin tonë“.
Në Evropë sot ka më shumë se një milion makina elektrike, pasiqë mbron ambientin dhe kursen xhepin e secilit.