Njerëzit bëhen vegjetarianë për arsye të ndryshme. Të bëhesh vegjetarian tani është shumë e lehtë, sepse gjatë gjithë vitit mund të gjesh perime dhe fruta të freskëta, poshtu ka shumë restorante që ofrojnë ushqim vegjetarian, prandaj ndikimi i ushqimit me bazë bimore është në rritje e sipër.
Të jesh vegjetarian ka disa përparësi. Ekzistojnë disa prova që vegjetarianët kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. Në një nga studimet më të mëdha, që u testuan 76,000 njerëz, disa vjet më parë, vegjetarianët kishin mesatarisht 25 % më pak probleme kardiovaskulare.
Për fillestarët, është e rëndësishme të theksohet se ka shumë lloje të vegjetarianëve. Në varësi të llojit të dietës vegjetariane të cilit i përkisni, dietologët thonë se gjithçka duhet të jetë në ekuilibër të mirë , me një kombinim të mirë të ushqimeve.
Në valët e Radio KFOR-it, sonte (25 nëntor), nga ora 19:00 do të flitet për dietën vegjetariane. Mos hezitoni na shkruani në 049950950.