Imagjinojeni jetën tuaj nëse do të mund të udhëtonit në kohë? Do të ktheheshit në të kaluarën apo të ardhmen? Cilat gjëra do t’i bënit më ndryshe apo të përmirësonit gabimet e së kaluarës nëse do ta kishit atë mundësi. Me dilema dhe pyetje të tilla shumë prej nesh kemi udhëtuar me mendjen tonë.
Pikërisht për këtë temë kemi intervistuar dy dëgjuese të radio KFOR-it, Vjosa Çerkini dhe Haxhere Zenuni, të cilat ndanë mendimin e tyre për këtë çështje:
-“Dëshira imë është për të dyja, do të kisha pasur dëshirë të udhëtoja edhe në të kaluarën ndoshta disa gjëra të cilat nuk kam arritur në kohë t’i përmbush do të kisha pasur dëshirë që t’i kisha përmbushur me mendësinë që kam tani, por edhe në të ardhmen do të kishte qenë mirë me pa se ku dhe çfarë do bëja pas 10 viteve”.
-“Aktualisht në këtë situatë ku jam, jam në një udhëtim me autobus kështuqë figurativisht po e them, normalisht kisha pasur dëshirë që me udhëtuar pak në të kaluarën dhe pak në të ardhmen. Në të kaluarën për një arsye, që t’i përmirësoj disa gabime që i bën njeri në situata të caktuara me njerëzit më të dashur ndoshta që nuk kalojmë shumë kohë me prindërit për shkak të punëve. Ndërkaq, për të ardhmen gjithsesi kisha pas dëshirë të udhëtoj dhe të shoh se çfarë më pret në aspektin profesional dhe në jetë në vitet e ardhshme”.
Dëshirat tona shpeshherë nuk përkojnë me realitetin dhe mundësitë tona. E rëndësishmë është që e kaluara i përket të shkuarës, prandaj jetojeni të tashmen dhe shijojeni atë!