Tri veprime kryesore që duhet t’i ndërmarrim për të qëndruar sa më larg pandemisë ‘CoViD -19’, është bartja e maskës, mbajtja e distancës si dhe higjiena e duarve. Meqë jo të gjithë kanë mundësi të blejnë maska, “Advancing Together” (AT), organizatë partnere e UNHCR Kosovë, së bashku me përfaqësuesit e komuniteteve dhe Organizatës Joqeveritare “Përparimi Rinor i Ashkalive të Mitrovicës” (PRAM), lagjen e Romëve (Adem Voca) në Komunën e Mitrovicës Jugore, kanë bërë shpërndarjen e 6.000 maskave mbrojtëse nga virusi ‘CoViD -19’.
Kështu ka bërë të ditur UN Kosovo Team, përmes postimit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook. Më tej, thuhet se ky donacion është mundësuar pas vizitës në këtë lagje, që para pak ditësh e kishte zhvilluar ekipi ndërinstitucional i UN Kosovo Team dhe nevojave primare të paraqitura nga përfaqësuesit e komuniteteve.