Sot (24 qershor) me fillim nga ora 18:30, do të bëhet lansimi online i kompanisë “AXYZ”, e cila është start-up i ri i themeluar në vitin 2019, si pjesë e ‘Inkubatorit të Biznesit në VentureUP’.
‘AXYZ’ merret me dizajnimin dhe shtypjen e maketave dhe produkteve të ndryshme 3D, ndërsa gjatë këtij viti përveç të të bërit biznes, ka qenë edhe në vijën e parë të ndihmës për stafin mjekësor dhe shërbyesve tjerë publik, në prodhimin falas të maskave mbrojtëse të fytyrës në luftë kundër pandemisë së shkaktuar nga ‘COVID-19’.
‘AXYZ’ është pjesë e ‘Inkubatorit të Biznesit në VentureUP’, që ofron mbështetje për ndërmarrës, mentorim dhe trajnim për studentët të cilët dëshirojnë të transformojnë idetë e tyre në biznese reale dhe organizata të vet-qëndrueshme.