Në kuadër të programit “4AM Discussion”, me organizim të Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, sot (28.02.19) do të jetë e ftuar Ervina Halili, me ç’rast do të shtjellohen tema të ndryshme nga këndi filozofik, psikolgjik dhe sociologjik.
Dekonstruktivizmi, ezoterizmi dhe sjellja kolektive, teoritë mbi përceptimin e memories kolektive dhe koncepti i turmës, janë disa prej temave që i ka prekur Ervina Halili në librat e saj letrar, hulumtimet shkencore dhe esetë si dhe projektet zanore.
Ervina në “Project Space”, do të flasë për punën e saj me fokus në sjelljen automatike të turmës në raport me individin dhe njeriun kulturor në raport me njeriun organik.