“Fuqizimi i të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, është projekti që organizohet nga Organizata ‘Education Innovators Kosovo’ në Mitrovicë, për t’iu hapur mundësinë të rinjve që të mësojnë më shumë rreth krijimit të ideve dhe zhvillimit të bizneseve të reja. Kjo punëtori do të mbahet të shtunën (31.03.19), në Mitrovicë duke filluar nga ora 10:00, në zyrat e ‘Education Innovators Kosovo’. Ditë më parë Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin ekzekutiv të organizatës ‘Education Innovators Kosovo’, z. Hysein Damati, i cili , tregoi për qëllimin e këtij projekti: “Me këtë projekt ne synojmë të adresojmë çështjen e pjesëmarrjes së të rinjve në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe në të njëjtën kohë, ti fuqizojmë ata në teknologji duke forcuar njohuritë e tyre në industrinë e TIK dhe duke ofruar trajnime mbi aftësitë për inovacionin dhe ndërmarrësin”, tregoi z. Damati. Për tu bërë pjesë e këtyre punëtorive dhe trajnimeve mund të aplikoni në linkun: eikosovo.com/terinjtedheinovacioni.