Më shumë se 40 albume të realizuara, një sitar të stërmbushur me çmime e shumë turne muzikore gjithandej botës, janë bagazhi i asaj që jo rastësisht quhet ‘Diva e Muzikës Pop”. Sot rubrikën’Artist of the Day’, e kemi të rezervuar për këngëtaren, Celine Dion, e cila ka lindur më 30 Mars 1968, në Quebec të Kanadas. Më e vogla nga 14 fëmijët e Adhemar dhe Therese Dion, Celine është rritur në një familje muzikantësh. Prindërit e saj formuan një grup këngëtarësh, që u emërua “Dion Family”. Në moshën 12 vjeçare, Dion regjistroi këngën e saj të parë që e kishte shkruar me nënën e saj dhe i dërguan menaxherit dhe producentit Rene Angelil. Në vitin 1988, Celine Dion fiton në spektaklin e njohur të këngës “Eurovizion” në Dublin, në Irlandë. Dion perfaqësoi Zvicrën me këngën “Ne partez pas sans moi”.
Albumi i saj i i parë në gjuhën angleze është “Unison”, i publikuar në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994, Dion bashkoi jetën profesionale dhe personale me producenin e saj Rene Angelil, me të cilin kishte bashkëpunuar për 26 vjet. Ajo çfarë do të mbahet mend për martesën e tyre, është se dita e dasmës u transmetua live për adhuruesit e këngëtares. Në vitin 1997 Celine Dion, sjell albumin “Falling into You”, që fitoi çmimin “Albumi i Vitit” në Grammy Awards . Vitet në vijim do të shënonin arritje edhe më të mëdha për këngëtaren me publikimin e filmit “ Titanic” (1997), ku asaj i besohet kënga e filmit (My Hart Will Go On), i cili u pasua me rekord nominimesh në “Oscar” dhe kënga shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë filmike”. Një karrierë të bujshme muzikore dhe një jetë për t’u pasur lakmi deri në vitet fundit, kur këngëtarja Celine Dion, pëson infeksion në fyt gjë që e shtynë ta lë anash muzikën ndërsa jeta e saj u vështirësua edhe me shumë kur më 14 janar 2016, burri i saj Angelil, humbi betejën me sëmundjen e kanceri. Në shkurt të po atij viti, këngëtarja mbledhë forcë dhe rikthehet në skenë për ta nderuar e rikujtuar bashkëshortin në një koncert të veçantë. Karriera e gjatë e Dion nuk u ndalë asnjëherë, por vazhdon edhe sot. Në shtator të vitit 2019, Dion publikon 3 këngë të reja dhe nisi turneun botëror për të promovuar albumin e saj ‘Courage’ që u publikua në fundvitin e kaluar.