28 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Universale në Informacione. Për herë të parë kjo ditë është shënuar në vitin 2016 nga UNESCO.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është që të sigurojë qasjen e publikut në informacione, si një nga të drejtat themelore të njeriut, duke ditur që qasja në informacion na bashkon të gjithëve, na inkurajon që të pyesim dhe na nxitë mendimin kritik.
Këtë vit, UNESCO do ta shënojë këtë ditë me diskutime të hapura, të cilat do të mbahen nën moton “Qasja në informacion: Duke mos lënë askënd pas”.
Evente të tilla do të mbahen në më shumë se 20 vende të botës në Azi, Paqësor dhe në Amerikën Latine.
Transparenca e informacioneve është thelbësore për një shoqëri demokratike, andaj jo më kot thuhet se “nëse informacioni është fuqi, atëherë qasja në informacion është fuqizim”.