‘Termokiss’ sonte sjell online filmin “Zibidi”

Sonte (15.06.20), me fillim nga ora 20:00, qendra ‘Termokiss’ do të shfaqë online filmin “Zibidi”. Shfaqja e këtij filmi vjen në kuadër të ‘Klubit të Filmit’, i cili i është përshtatur rrethanave në të cilat jemi për shkak të pandemisë. Kështu ka treguar për Radio KFOR-in, anëtari i ‘Termokiss’, Edonis Hashani: “Të gjitha idetë dhe…

Sot shënohet ‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit Ndaj Abuzimit të Personave të Moshuar’

Data e sotme, 15 Qershori, shënon ‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit Ndaj Abuzimit të Personave të Moshuar’ dhe synon të përqendrojë vëmendjen globale në problemin e abuzimit fizik, emocional dhe financiar të kësaj kategorie shoqërore. Raste të shumta ku personat e moshuar janë viktima të dhunës në familje paraqiten edhe në vendin tonë, ku sipas statistikave…

Në këtë datë, në muzikë veçojmë këto ngjarje

Më 15 Qershor, të vitit 1989, rock bendi i famshëm ‘Nirvana’, publikuan albumin e tyre të parë ‘Bleach’, në Amerikë. Vokalisti i këtij bendi, Kurt Cobain, pohoi se shumica e teksteve në këtë album u shkruan vetëm një natë para inçizimit të albumit në fjalë. Sot më 15 Qershor, feston ditëlindjen rap këngëtari, aktori dhe…

Seanca mbështetëse për OJQ-të me grante të vogla, që punojnë me grupe të ndryshme etnike

Në kuadër të Youth Initiative for Human Rights – Kosovo dhe projektit Kosovo Youth Dialog Activity, që përkrahet nga USAID-i, është hapur një skemë për grante të vogla për OJQ-të që veprojnë në Kosovë.  Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie, Radio KFOR-i kontaktoi asistenten e programeve dhe e komunikimit, në OJQ  Youth Initiative…