Erza Muqolli ju premton mbrëmje spektakolare

Ajo që mahniti të gjithë me timbrin e veçantë të zërit të saj dhe me mënyrën unike të të interpretuarit në spektakle të talentëve të rinj në Francë, sonte ( 30 korrik), në ora 20:00, do të jetë pranë bashkëvendasve të saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në Prishtinë. Erza Muqolli, tashmë është bërë emër…

“Unë i besoj teatrit” në përkujtim të regjisorit Bekim Lumi

Sot (30.07.19), në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahet  manifestimi përkujtues, me rastin e një vjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi. Nën moton “Unë besoj në teatër”, ky organizim, vjen nga “Qendra Multimedia” dhe pritet të fillojë nga ora 19:00. Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore,…

“Dashuri në shtegtim” tani në duart tuaja

Këto ditë doli nga shtypi libri “Dashuri në shtegtim”, i katërti me radhë, i krijuesit, Muzafer Ramiqi. Libri në fjalë është botuar nga Shtëpia botuese “Meshari” dhe përbëhet nga 4 kapituj: Rrugët, Ecje, Qëllimi dhe Dashuria. Stafi i Radio KFOR-it kishte nderin të ishte i pranishëm përgjatë promovimit të librit dhe pati rastin të bisedojë…

Miqësia, vlera kryesore e njeriut

“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë “ shënohet sot (30 korrik), e cila ka për qëllim të shënoj rolin që luan miqësia në promovimin e paqes në shumë kultura. Lidhur me këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar me asistentin e departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, i cili vlerësoi lart miqësisë si një…