Që nga viti 1999 valët e radio KFOR-it dëgjohen me shumë ëndje, pasi janë valë që transmetojnë mesazhe edukative, kulturore, mesazhe për tolerancë dhe bashkëjetesë.
Radio KFOR filloi përhapjen e misionit të saj paqësor përmes stafit të përbërë nga shqiptarë e serbë, të cilët krijuan mesazhe të forta për paqe dhe tolerancë, duke i ndarë ato me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, por kur përpiqesh të ndërtosh një përmbajtje të besueshme që thelb ka informimin, edukimin, argëtimin, kujdesin, respektin ndaj njëri-tjetrin, ndaj vlerave të kulturës së përbashkët multietnike e paqësore, padyshim që suksesi ngadhënjen.
Me krenari mund të themi se kombe të ndryshme të trupave paqeruajtëse të KFOR-it, së bashku me ekipin e Radio KFOR-it kanë arritur që të përmirësojnë performancën e secilit dhe të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Përmes frekuencave të Radios, ne çdo ditë , përpiqemi t’ua bëjmë të ditur të gjithë dëgjuesve se shoqëria jonë duhet të jetë e barabartë dhe se roli i secilit është thelbësor në ndërtimin e shoqërisë sonë të qëndrueshme multietnike.
Frekuencat e Radio KFOR-it kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë një reflektim i paqes dhe tolerancës, që kanë mësuar dhe reflektuar nga të gjithë paqeruajtësit nga të gjitha kombet që veprojnë brenda NATO-s.
Radio KFOR-i me ekipin e saj ka një besim të fortë se rruga e edukimit të gjeneratave të reja, me më shumë dashuri, tolerancë dhe respekt ndaj njëri –tjetrit, mund t’i kontriboi paqes në botë.