‘Dita Ndërkombëtare e Shahut’, festohet çdo vit nga viti 1966, që nga vendimi i Organizatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), e themeluar në vitin 1924.
India është vendlindja e shahut, kurse emri i lojës ka origjinën nga persishtja, që do të thotë: shah- Mbret.
Paraardhësi i lojës së shahut është loja “Chatrang”, e cila është shfaqur në shekullin V, kurse loja e shahut është shfaqur në territorin e Rusisë, përafërsisht në shekujt IX-X.
Shahu, është lojë strategjike mbi një tabelë katrore e cila është e ndarë në 64 fusha katrorë të vegjël, të cilët janë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Qëllimi i lojës së shahut është zënia mat e figurës së mbretit të kundërshtarit.
Për ta shënuar ‘Ditën Ndërkombëtare të Shahut’, pothuajse në gjithë botën organizohen lojëra dhe turnirë të shahut.