Toleranca është një akt njerëzor, prandaj Kombet e Bashkuara janë të angazhuara për forcimin e tolerancës duke nxitur mirëkuptimin reciprok mes popujve dhe kulturave të ndryshme në botë.
Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (me rezolutën 51/95) ftoi shtetet anëtare të OKB-së që më 16 nëntor të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare për Tolerancë”.
Përveç organizimeve të ndryshme të OKB-së, për të shënuar këtë ditë, UNESCO krijoi një çmim për promovimin e tolerancës dhe kundër-dhunës. Ky çmim i UNESCO- s ‘Madanjeet Singh për Nxitjen e Tolerancës dhe kundër- Dhunës’, shpërblen aktivistë të fushave të ndryshme, shkencore, artistike, kulturore ose të komunikimit, që synojnë nxitjen e një fryme tolerance dhe kundër dhunës.