Komuna e Prishtinës njofton që së shpejti do të shpërndaj shujtë të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara “Handikos”.
Tani e tutje, këta fëmijë do të kenë një shujtë të ngrohtë në ditë, të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.
Siç bëhet e ditur nga zyrtarët komunal, do të jenë 150 shujta të tilla në javë, me ç’rast Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre.