Sot shënohet ‘Dita Botërore e Numrit Pi’, që është numri më i studiuar i matematikës dhe ka pafundësi shifra dhjetore. Pi (shkronja e 16 e alfabetit grek “π”) përdoret në matematikë, për të nxjerr raportin e perimetrit të rrethit me diametrin e saj, e që është afërsisht 3.141 59.
Përmes Pi-së, mund të gjendet një përafërsi me çdo objekt të rrumbullaktë sepse nuk është një numër i saktë, por një numër i pafundmë, me shifra dhjetore të pafundme.
Ky numër shërben për të llogaritur perimetrin, volumin e një cilindri, aplikohet në prodhimin e pneumatikëve, shisheve, vazove ose orëve.
Pi ka përdorim të gjerë si në trigonometri dhe topografi. Po ashtu, në astronomi përdoret për të llogaritur sasinë e hidrogjenit që duhet në misionet hapsinore ose për të llogaritur shtrirjen e territoreve të planetëve të ndryshëm.
Kjo ditë, për herë të parë ka nisur të shënohet në Amerikë në vitin 1988 dhe iniciator ka qenë fizikanti Larry Shawn, ndërsa në vitin 2009, Amerika arriti të miratonte një rezolutë me të cilën deklarohej se ‘14 Marsi’, shënon ‘Ditën Kombëtare të Pi-së’.