Nesër, (21. 07.2019) në ora 12:00 deri në ora 21:00, në një atele private në Ulpianë, do të hapet ekspozita kolektive “Kuarti i artistëve”, përmes veprave artistike të 12 artistëve të ndryshëm.
Njëri prej artistëve pjesëmarrës, Festim Matoshi, në një prononcim për Radio KFOR-in, na e shpalosi qëllimin dhe përmbajtjen e ekpozitës respektive.
“ Qëllimi i realizimit të kësaj ekspozite, është promovimi i artit tonë, përmes mënyrave dhe teknikave të ndryshme, me të cilat i kemi punuar krijimet tona”, tha mes tjerash, artisti Matoshi.
Përveç Festimit, në këtë ekspozitë kolektive paraqiten edhe punimet e Merita Malokut, Bardha Buzës, Mina Krasniqit, Shqipe Berishës, Agron Mulliqit, Anton Krasniqit, Gent Kadriut, Linda Suhodollit,Leonoid Palushajt, Mentor Avdilit dhe Shpëtim Mehmetit.