Meqë filluam vitin e ri 2019, në vazhdim do t’ju sjellim titujt e librave më të shitur përgjatë vitit 2018. Për të ditur më shumë dhe më saktë, ne kemi kontaktuar Librarinë Dukagjini, nga të cilët morëm të dhëna se cilët ishin librat më të shitur, duke përfshirë periudhën kohore nga janari e deri në nëntor të këtij viti. Dhjetë titujt më të shitur të librave në Librarinë Dukagjini, janë: ”Arti i Brishte i Not Giving a Fu@k” nga autori Mark Manson; “Homo Sapiens” dhe “Homo Deus” nga Autori izraelit Yuval Harari; “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit” nga autori Hetem Ramadani; “Sekreti” Rhonda Byrne; “ Libri i vogël i Hyge” nga autori Meik Wilking; “Milk and Honey” nga autori Rupi Kaur; “Broken April” i autorit shqiptar Ismail Kadare; “To All the Boys I’ve Loved Before” nga Jenny Han; “Origjina” nga autori Dan Brown si dhe librat për fëmijë nga komediani David Walliams dhe autori Jeff Kinney.
Për fund, lexues të faqes sonë zyrtare si dhe dëgjues të Radio KFOR-it duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe me shëndet ju ftojmë që edhe përgjatë vitit 2019 të qëndroni së bashku me ne!