Njeriu, si specia më e zgjuar, gjithmonë ka bërë maksimumin për të krijuar gjëra me të cilat i ka tejkaluar limitet e veta. Puna e palodhur, bashkëpunimi e humaniteti, kanë dhënë shumë rezultate. Bota jonë, sot gëzon një sërë të mirash të përbashkëta, pa të cilat nuk e mendojmë jetën. Por se cilat janë 10 zbulimet më të mëdha që ju falën botës dhe e bënë atë edhe më të bukur, lehtësuan jetën tonë dhe e shtynë njerëzimin drejt progresit, Radio KFOR-i ju njofton në vazhdim:
- Interneti – Sistemi global i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura i njohur si Internet, përdoret nga miliarda njerëz në të gjithë botën, lidhë njerëzitë nga e mbarë bota dhe lehtëson çdo fushë të jetës. Themelimi i interneti është viti 1960, kur një ekip i shkencëtarëve të kompjuterëve që punonin në Departamentin e Kërkimeve të Avancuara të SHBA, mendoi të krijojë një rrjetë komunikimi, që disa kompiuterë të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Nga ajo kohë, interneti është zhvilluar me një shpejtësi marramendëse, duke arritur që sot të mbulojë çdo pjesë të botës dhe të gjejë përdorim në çdo aspekt të jetës sonë.
- Televizori – Atë që dikur e dëgjonin në radio, tashmë njerëzit edhe mund ta shihnin. Megjithëse shpikja e televizorit nuk mund t’i atribuohet një personi, kryesisht besohet se shpikja e televiziorit modern ishte vepër e dy personave: Vladimir Kosma Zworykin (1923) dhe Philo Farnsworth (1927).
- Radio – Historia e hershme e radios është njëkohësisht historia e teknologjisë së prodhimit, transmetimit dhe pranimit të valëve elektromagnetike. Zhvillimi i radios filloi si “telegrafi pa tel”, ndërsa më vonë gjithçka filloi të lidhej me transmetimin e valëve në distancë. Me shpikjen e radios, bota padyshim ka ndryshuar për të mirë. Radio ka arritur të sjellë informacionin tek miliarda njerëz rreth botës duke i afruar ata me njëri-tjetrin.
- Telefoni – Më 1876, Alexander Graham Bell i bashkoi dy gota me një fill dhe i largoi në dy skaje të kundërta. Njërën gotë e përdori për të folur, ndërsa tjerën për të dëgjuar, ky është themeli i mjetit më të rëndësishëm të komunikimit – telefonit. Kjo ide më pas u zhvillu teknologjikisht në atë që sot e njohim si telefon, mjet ky që mundësoi komunikimin mes vete të miliarda njerëzve rreth botës. Përveç Alexander Graham Bell, ndër zbuluesit e parë dhe me kontribut në këtë shpikje, është edhe shkencëtari, Antonio Meucci.
- Makina e shtypit/ Shtypshkronja – Në vitin 1440 bota ishte dëshmitare e një revolucioni. Zbuluesi gjerman, Johannes Gutenberg, krijoi makinën e shtypit e cila mundësoi shtypjen e librave, gazetave dhe teksteve të ndryshme në sasi të mëdha për kohë të shkurtër.
- Penicilina – “Kur u zgjova vetëm, në mëngjesin e 28 shtatorit 1928, unë nuk isha i sigurt se do të revolucionarizoja botën mjekësore duke zbuluar antibiotikun e parë në botë”, kështu ka thënë zbuluesi i penicilinës, bilogu skocez Alexander Fleming. Zbulimi i antibiotikut të parë konsiderohet hapi më i rëndësishëm në zhvillimin e mjeksisë.
- Llambë elektrike – Thomas Edisoni u bë shpikësi kryesor në vitin 1879, kur arriti të krijojë një llambë që zgjati 1500 orë pa u djegur. Thomas Edisonit i bashkohen edhe Nikola Tesla, Benjamin Franklin dhe Alessandro Volta, shkencëtarë të asaj periudhe, të cilët së bashku i dhanë botës baterinë elektrike, rrymën alternative, llambën e dritës dhe rrjedhimisht gjithçka që funksionon me energji elektrike në ditët e sotme.
- Kompasi – Marinarët antikë lundronin duke naviguar në yjësi, por kjo nuk vlente edhe kur qielli ishte i mbuluar nga retë. Andaj, zbulimi i kompasit në mes të shek. IX dhe XI, nga kinezët, është një pikë e madhe kthese. Gurin e magnetizuar, evropianënt e perfeksionuan kur krijuan busullën që u mundësoi marinarëve të lundrojnë në mënyrë të sigurt në oqeane e dete, larg tokës.
- Makina me avull – Në vitin 1712, Thomas Newcomen i dhuroi botës zbulimin e madh – makinën me avull. Motori me avull e shndërroi energjinë e avullit në punë mekanike. Makina u perfeksionua më vonë nga James Watt i cili me shpikjen e tij arriti të shmangte humbjen e energjisë dhe rriti fuqinë, efikasitetin dhe kosto-efektivitetin e motorëve me avull.
- Rrota – Përpara zbulimit të rrotës, njerëzit në botë ishin të limituar në sasisnë dhe largësinë e asaj që transportonin. Zbulimi i rrotës jo vetëm që i mundësoi njeriut të kryente punë më shumë e më shpejtë, por i hapi rrugë imagjinatës së njeriut edhe për krijimin e shumë pajisjeve e makinerive të tjera, deri tek automjeti e aeroplani.