Organizuar nga Panairi i Edukimit, sot (16 prill), në Pallatin e Rinisë, nga ora 15:00, mbahet prezantimi me të dhënat, hulumtimet dhe strategjitë efikase për përzgjedhjen e profesionit, me profesorin Fitim Uka.
Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, në kuadër të panairit të Edukimit do të sjellë dy prezantime shumë interesante për të gjithë maturantët që janë në dilemë për përzgjedhjen e profesionit, por edhe për ata që janë studiues të fushave sociale dhe që kanë dëshirë të njohin më shumë këtë fushë të rëndësishme studimi.